Publikohen rezultatet e referendumit për shkarkimin e Bashës, vetëm 306 vota kundër

Tiranë, 19 dhjetor 2021 – Komisioni i Rithemelimit të PD-së ka publikuar shifrat zyrtare të referendumit të mbajtur dje për shkarkimin e Lulzim Bashës.

Komisioni i Organizimit dhe Operacioneve Elektorale pranë PD-së bën me dije se në referendumin e 18 dhjetorit kanë marrë pjesë 43879 anëtarë, ku kanë votuar pro shkarkimit të Bashës 43385 anëtarë.

Kundër shkarkimit të Bashës kanë votuar 306 anëtarë, kanë abstenuar 17, ndërsa 171 vota janë konsideruar si të pavlefshme.

NJOFTIMI ZYRTAR

Njoftim nga Komisioni i Organizimit dhe Operacioneve Elektorale.

Sot, më dt. 19 dhjetor 2021, në ora 11.00, u mblodh Komisioni i Organizimit dhe Operacioneve Elektorale për verifikimin e materialeve zgjedhore dhe miratimin e rezultatit përfundimtar të votimit në Referendumin për ratifikimin e vendimit Nr. 6 të Kuvendit Kombëtar për shkarkimin e Lulzim Bashës.

Vendimi bashkangjitur.

ImageImageImage

Image(Panorama.al)

Comment

*