Qarkullimi Kosovë-Serbi ndërpritet përkohësisht pas sulmit me armë

Prishtinë,17 tetor 2021 – Qarkullimi midis Kosovës e Serbisë në vendkalimin kufitar në Jarinjë është ndërprerë përkohësisht për shkak të sulmit me armë ndaj objektit  të zyrtarëve në këtë vendkalim.

Objekti i zyrtarëve policorë dhe doganierëve të Kosovës në këtë vebndkalim kufitar është goditur me plumb, të dielën në mbrëmje, rreth orës 19:00.

Sulmi që dyshohet të jetë kryer nga territori i Serbisë ka shkaktuar vetëm dëme materiale.

Autori dhe motivet e sulmit mbeten të panjohura.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ekipet e forenzikës kanë dalë në vendnin e gjarjes dhe pa filluar hetimet lidhur me sulmin. Përkëtë arsye qarkullimi nëpër këtë vendkalim kufitar është ndërprerë përkohësisht në të dy drejtimet. Qarkullimi do të rifillojë pasi policia t’I ketë përfunduar veprimet hetimore.

(r.m.)

Comment

*