Qeveria do të mbështesë jetimët e personave që mbrojnë pronën publike

Qeveria do të marrë në mbrojtje fëmijët e familjarëve që humbin jetën në vendin e punës në rastet e fatkeqësive të natyrës apo kur shpallën dëshmorë të atdheut. Projektligji që do të kalojë për votim në qeveri dhe më par në parlamentin e ri parashikon dhe mbështetjen financiare për rastet kur një nga prindërit humbin jetën në përpjekje për mbrojtjen e pronës publike apo dhe në rast të një sulmi terrorit

“Fëmijët apo personat nën kujdestari të shtetasve shqiptarë, të cilët kanë humbur jetën ose që e humbin jetën në përpjekje për të ndihmuar popullsinë, për mbrojtjen e pronës publike ose për shpëtimin dhe mbrojtjen e jetës së individit, gjatë apo nga një akt terrorist.

Fëmijët apo personat nën kujdestari të shtetasve shqiptarë që kanë humbur jetën, qoftë edhe për shkak të plagëve të marra apo të sëmundjeve të marra në vendin e punës, si pasojë e kryerjes me përgjegjshmëri të detyrës dhe ushtrimit të profesionit në kushte/situata që lidhen me ngjarje të jashtëzakonshme apo të fatkeqësive natyrore”, thuhet në draft.

Përfitimet e fëmijës, që do të kenë statusi “Fëmijë në përkujdesje të Republikës” janë materiale dhe jo materiale. Trajtimi financiar parashikon 50 për qind të pagës më të lartë që ka pasur personi që ka humbur jetën

Po ashtu Shërbimi shëndetësor dhe spitalor do të jetë falas në institucionet shëndetësore publike apo kur është e nevojshme edhe në spitalet privat. Arsimi do të jetë po ashtu pa pagesë në shkollat publike deri në përfundimin e universitetit. Nëse do të ndjekin shkollën e lartë në universitetet publike do të marrin dhe bursë. Gjithashtu në projektligj parashikohet të kenë prioritet në punësim.

OraNews

Comment

*