Qeveria e Kosovës e miratoi koncept- dokumentin për vettingun në sistemin e drejtësisë

Prishtinë, 13 tetor 2021 – Qeveria e Kosovës e ka miratuar sot koncept dokumentin për zhvillimin e procesit të vettingut në sistemin e drejtësisë.

Kryeministri Albin Kurti e ka cilësuar këtë si ditë të veçantë për sistemin e drejtësisë në Kosovë.

“Është ditë e veçantë se po e bëjmë hapin jetësor për jetësimin e vettingut, ku do ta tregojë gjendjen aktuale brenda institucioneve të drejtësisë”, ka thënë ai.

Kurti ka thënë se Kosova ka vuajtur qe 20 vjet për mungesë të drejtësisë, prandaj me procesin e vettingut kjo gjendje do të tejkalohet.

“Nëse ka diçka që na ka munduar më së shumti këto 20 vite është mungesa e drejtësisë. Shpeshherë nuk është ndarë drejtësi e mirëfilltë. Lirinë e kemi fituar, por tash duhet ta institucionalizojmë atë, përmes  drejtësisë. Gjyqësori duhet të jetë i pavarur në përmbajtje”, ka thënë ai.

“Gjyqësor është gardiani më i mirë i çfarëdo tendencë demokratike të vendit. Qeveria jonë është angazhuar për reformimin e sistemit të drejtësisë. Në mënyrë që sistemi prokurorial të veprojë drejt është e domosdoshme të ketë njerëz profesional”, ka shtuar ai.

Kurti ka bëtrë të ditur se grupi punues që e ka hartuar koncept-dokumentin ka propozuar edhe metodologjinë e mbarëvajtjes së procesit të vettingut.

“Grupi punues ka propozuar si mundësi të dytë realizimin e vettingut përmes ndryshimeve ligjore. Vettingu do të bëhet përmes një mekanizmi të pavarur. Faza e parë e vettingut do të mbulojë vlerësimin e këshillit Gjyqësor e Prokurorial, zyrës së Prokurorit të Shtetit, Gjykatës Supreme dhe pozitave të larta nësistemin e drejtësisë”, ka thënë ai.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se me procesin e vettingut krijohen kushte për sundimin e ligjit në Kosovë.

“Një ndër prioritetet është sundimi i ligjit, ky dokument parasheh që procesi i vettingut të nis nga nivelet më të larta”, ka thënë ajo.

(r.m.)

Comment

*