Qeveria e Kosovës ndan mjete shtesë për pensionistët dhe përfituesit e skemave sociale

Prishtinë, 27 tetor 2021 – Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për ndarjen e mjeteve financiare pёr mbështetjen e përfituesve nga skemat sociale dhe pensionale.

Sipas kёtij vendimi, të propozuar nga ministri i Financave, Punёs dhe Transfereve, Hekuran Murati, përfituesit e skemave pensionale, nё muajin nëntor, do tё përfitojnë nga 100 euro shtesё mbi pensionin e rregullt dhe shtesёn aktuale,nddërsa përfituesit e skemave sociale, nё muajt nёntor dhe dhjetor, do tё pёrfitojnё dyfishin e pagesës sё rregullt dhe shtesёs aktuale.

Ministri Murati ka bërë të ditur se vlera e shtesave për përfituesit e skemave sociale dhe pensionale arrin mbi 36 milionë euro. Ai ka thënë se nga këto mjete shtesë do të përfitojnë 330 mijё familje, të cilave do t’u zbuten vështirësitë ekonomike që shkakton rritja e çmimeve që ka ndodhur gjatë muajve të fundit.

Ndarja e këtyre mjeteve bëhet në kuadër tё zbatimit tё masave të Pakos sё Ringjalljes Ekonomike.

(r.m.)

Comment

*