Qeveria e Kosovës solidarizohet me Ukrainën

Prishtinë, 22 shkurt 2022 – Qeveria e Kosovës e ka dënuar agresionin e Rusisë ndaj Ukrainës.

Në shenjë solidariteti me udhëheqjen dhe popullin e Ukrainës, të martën në mbrëmje, ndërtesa e Qeverisë së Kosovës është ndriçuar me flamurin e Ukrainës.

Kryeministri Albin Kurti, në një postim në Tëitter, ka shkuar:

“Pavarësisht se sa të errëta janë kohët apo sa e vështirë të jetë lufta, historia e favorizon të drejtët. Në këtë kohë kritike për popullin ukrainas, ne e ndriçuam ndërtesën e qeverisë për të shprehur solidaritetin e popullit të Kosovës me popullin e Ukrainës”.

Më herët, Kryeministri Kurti ka thënë se Qeveria e Kosoves mbështet sovranitetin, pavarësinë dhe integritetin territorial të Ukrainës

“Kosova do të jetë përherë e bashkërenduar me Bashkimin Evropian, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO-n”, ka thënë Kurti, në seancën e Kuvendit të Kosovës, ku ukërkua që qeveria të ndjekë me vëmendje zhvillimet në Ukrainë.

Deputetët e të gjitha partive politike në Kuvend, në pozitë dhe në opozitë, përveç deputetëve të Listës Serbe, e kanë dënuar agresionin rus në Ukrainë dhe shprehën mbështetje për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës.

(r.m.)

Comment

*