Qindra shqiptarë myslimanë kremtuan Fitër Bajramin në Glendale, Queens

QUEENS NY : Ditën e bukur të majit në lagjen Glendale, Queens, sot akoma më tepër e ka zbukuruar kremtimi i festës së Fitër Bajramit në hapësirën e Qendrës Islame Shqiptaro Amerikane në Queens.
Qindra myslimanë shqiptarë u tubuan në xhaminë e tyre të bukur për festën e madhe, e cila vjen pas Muajit të Bekuar të Ramazanit, kur muslimanët përfundojnë agjërimin e tyre njëmujor dhe në shenjë të fitorës së shpirtit mbi trupin, virtytit mbi vesin, mblidhen në faltoren e tyre për të kremtuar koletktivisht festën e vet.
Riti i Bajramit ka filluar me faljen e namazit të sabahit, të cilën e ka udhëhequr Imam Edin Gjoni, në orët të herëshme të agimit. Pas namazit të agimit, besimtarët të udhëhequr me Imamët e tyre kanë kënduar njëzërit dhe me shumë emocion tekbiret, hymnet e lartëmadhërimit të Zotit. Në këtë mënyrë ata me modesti dëshmojnë se suksesi i tyre sot është falë mirësisë së Zotit të tyre që i ndihmoi ta përmbushin ritin e agjërimit.
Në vijim Imam Edin efendiu ka mbajtur predikimin apo vazën e Bajramit në gjuhën shqipe dhe në gjuhen angleze. Imami me shumë elokuencë theksoi se Ramazani ka për qëllim të na vetëdijësojë për shpirtin.
“Kur përmbahemi nga nevojat trupore, neve në realitet i hapemi botës shpirtërore. Me këtë neve dëshmojmë se nuk është vetëm ushqimi truporë ajo çfarë njeriun e mba të gjallë. Shpirti është ai që na afron Zotit dhe virtytit, por edhe dhe anasjelltas, “theksoi ai. 
“Neve nuk i afrohemi Zotit me distancë fizike, por Zotit i afrohemi me virtyt, duke adaptuar atributet e Tija: mëshirën, ndjeshmërinë, drejtësinë, bujarinë, mirësinë, simpatinë, dhe empatinë, etj. Sot, në kohën e kultit të trupit “, tha ai – duke vijuar se “është shumë lehtë ta humbasim sensin tonë për shpirtin dhe shpirtëroren. Prandaj, roli i Ramazanit është ta këndell shpirtin tonë dhe njëherazi – sikur alkemisti i cili shndërron metalet e ulta në arë – ashtu edhe Ramazani ka për qëllim ta transformojë karakterin tonë në atë më fisnik.”
Në fund Imam Edin efendiu theksoi:
“Sot është fest e madhe për ne. Bajram! Ia dolëm! Lusim që Zotin e Madh të jetë i kënaqur prej nesh dhe punës sonë! Prandaj, përhapeni gëzimin tuaj me urime! Kujtoni me ndihmë dhe dhurata ata që janë të varfur dhe në nevojë! Zgjatne doren e pajtimit dhe faljes! Dhe lartëmadhëroni Zotin me tekbire!”
Duke iu afruar çasteve të bekuara të Fitër Bajramit, i përndershmi Imam Jusuf Bolaj shprehi kënaqësinë e tij që Zoti i Madhërishëm na mundësoi të mblidhemi sërish në këtë shtëpi të Zotit, pas një viti të tërë të restrikcioneve dhe kufizimeve drastike.
Ai iu lut Zotit që pandemia e koronavirusit të jetë një e kaluar, që jeta e jonë të këthehet normales, dhe që tubimet tona të jenë si më parë e më tepër. Në vijim Imami i nderuar bëri udhëheqjen e ritit e namazit të Fitër Bajramit, pas së cilit vijoi edhe fjalimi qendror i dedikuar kësaj feste

– Hytbeja e Fitër Bajramit.

Imam Jusuf efendiu foli për filozofinë e festës në Islam. Ai theksoi se festat në Islam janë të merituara ngase vijnë pas vetë-përmbajtjes, sakrifikimit, durimit dhe ndjenjave të thella të besimitarit. Ata asesi nuk guxojnë të jenë festa vetjake, që nuk e kalojnë pragun e derës sonë. Përkundrazi, Muslimani gëzohet dhe kremton, por në të njëjtën kohë gëzimin e vet duhet ta bartë edhe tek tjerët përreth tij. Prandaj, neve duhet të jemi të ndërgjegjëshëm sidomos për jetimat dhe të varfërit, ata që sot nuk ka kush ti gëzojë. Gëzimi i zemrave të tyre është vepër madhështore te Zoti.

Më në fund, Imami bëri lutjen në të cilën krahas tjerash tha:

O Zoti ynë! Na po të lutemi Ty; besimi jonë është i dobët; na e forco atë!
Morali ynë ishtë i prishur na e përmirëso atë!

Zemrat na jan nxi, na i pastor ato!
Shpirtat na janë ë zvogluar, na i zmadho ato!

O Zoti ynë! Për hirë të kësaj dite të shenjtë të Fitër Bajramit:
mshiroje, udhëzoje, drejtoje komunitetin tonë,atdheun dhe krejt kombin tonë në rrugë të forcimit bashkimit dhe perparimit.


Lutja e Imamit është përcjellur me brohoritje harmonike të fjalës Amin!!! nga qindra besimtarëve Musliman Shqiptarë të cilët familjarisht kanë ardhur për ta kryer ritin e Bajramit. Ata në të vëretë ishin hijeshia dhe bukuria më e bukur e kësaj dite të madhe.
Për ta evituar stërngarkimin e hapsirës së Xhamisë, namazi i Bajramit është falur edhe për herë të dytë diçka më vonë, por tashti nën udhëheqjen e Imam Edinit. Edhe kësaj rradhe Xhamia u mbush përplot. Vajtja e mirfilltë i ritit të Fitër Bajramit është bërë falë punës së palodhëshme dhe të dedikuar të këshillit të Qendrës të cilën e kryeson aktivisti i mirënjohur, zotëri Ahmet Vela. (Raport i përgatitur nga Xhamia Shqiptare Glendale Queens NYC)

Comment

*