“Qyqa ka kamera këtu”

Zbardhen përgjimet për aferën korruptive ku është e përfshirë ish-zv.ministrja

Përgjimet e realizuara nga SPAK kanë nxjerrë në dritë shkeljet e bëra nga ish-zv.ministren e Brendshme, Rovena Voda, për të cilën GJKKO vendosi masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, e akuzuar për korrupsion, pasi i mori rreth 2 mijë euro avokates Florida Beu, për punësimin e saj në Ministrinë e Brendshme.

Sipas dosjes së siguruar nga gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, shumë prej detajeve kanë dalë në dritë nga biseda mes shoqes së Vodës, Majlinda Hasani dhe avokates që donte postin në ministri, Florida Beu.

Në vijim të përgjimeve është një prej bisedave të Hasanit dhe Beut, ku kjo e fundit shprehet nëse i kanë mjaftuar aq para sa i ka dhënë Vodës. Në datën 26.02.2020 midis Beut dhe Hasanit është zhvilluar një tjetër bisedë:

Florida: Si tha Rovena dje ma jep në çantë.

Majlinda: Qyqa ka kamera këtu bjere bjere çantën tha.

Florida: Ajo që na thotë po bjeri mi kështu ca çante.

Majlinda: Po mi po bjere edhe ashtu mund t’ja jepnim.

Florida: Çantë thotë kjo, atë ditë tha vetëm Albanës jepi një kafe se për smua s’ka problem ndjehem hiles, do kenë thënë u këputën në b…

Majlinda: Po prit mi njëherë se për një llafe një mijë euro se s’po i presim , s’po na bën ministre, gati isha unë të hapja…

Përgjimet e realizuara nga SPAK kanë nxjerrë në dritë shkeljet e bëra nga ish-zv.ministren e Brendshme, Rovena Voda, për të cilën GJKKO vendosi masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, e akuzuar për korrupsion, pasi i mori rreth 2 mijë euro avokates Florida Beu, për punësimin e saj në Ministrinë e Brendshme.

Sipas dosjes së siguruar nga gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, si fillim Beu i ka dhënë 1 mijë euro Vodës, duke theksuar se nuk do ta lejë me kaq, ku më pas i ka blerë edhe një aparat celular me çmim 550 euro dhe i ka dhënë një arkë me peshk.

Në datën 06.03.2020 Florida Beu, Majlinda Hasani dhe Rovena Voda janë takuar në një lokal në Durrës, ku në pamjet e siguruara nga ky biznes, Hasani nxjerr një kuti nga çanta e Beut dhe ia jep ish0zbv. ministres. Ajo e merr në dorë dhe më pas e fut në kuti e largohet bashkë me dy bashkëpunëtoret.

Sipas përgjimeve, pasi janë larguar nga lokali ato kanë shkuar për të marrë një arkë me peshk nga Beu pasi sipas saj familja ka një anije peshkimi.

Florida Beu rezulton se ka aplikuar për 11 vende vakante në pozicionin e specialistes në disa ministri.

Në të gjitha vendet vakante janë shpallur fitues persona të tjerë dhe beu nuk ka dalë fituese për shkak të mosplotësimit të kritereve.

Në datën 15.02.2020 midis Florida Beut dhe nënës së saj, Nerënza Beu zhvillohet biseda:

Florida: Me ato leket që do më sjelle Gerti do t’i blej naj gjë asaj Rovenës, që të paktën ta ndjejë një çike si detyrim ajo.

E ëma: Ishalla o zot i madh, dritë ja bëftë edhe asaj zoti.

Florida: I tha pa merak i tha se kjo do ta shpërblej, njeqind here i tha hajde të dalim për darkë, e andej e këndej, e kemi lënë të enjten.

E ëma: Po çfarë është kjo tani?

Florida: Zëvendësministre.

E ëma: Tani ca pike synimi ke ti që të fusi aty?

Florida: Në ministri.

E ëma: Po ça me u bë? Nuk mund të pyesja dot në telefon unë edhe kështu nuk u ulëm të bënim pak muhabet.

Florida: Mjafton të futem se ajo tha, i tha Majlinda unë dua nje vend të mirë për këtë ajo i tha unë direkt për shefe nuk e fus dot po do ta fus specialiste i tha.

E ëma: Ty të pëlqen kjo?

 Florida: Po po mami se futesh në ministri është gjë e madhe të futesh në ministri dhe me Dap. me Dap është ajo që të regjistron, futesh me provim ti bën provimin pyetjet ti jep se do ti jap kafen unë, ajo Albana që mori ajo në telefon edhe po u fute aty pastaj se atë tha dhe ajo Rovena mjafton të fusi këmbët se pastaj pas një viti e rrisim në post po vetëm të futet se unë po të kisha mundësi e fusja tek kabineti më tha.

E ëma: Po pse?

Florinda: Po është ky ministri po janë kështu këto mami që haen me njëri tjetrin më kupton, unë do marr Albanën se Albana është shefja di ku ka vende pune me ministri ajo i vë i mori në telefon dhe e la për dje në ora dhjetë edhe tani prandaj nuk du me ju nda unë.

Florida: Tani duhet nai lek me i dhënë asaj Albanës.

E ëma: Epo kjo si ta bëjmë.

Florida: Se di po më rri mendja aty.

E ëma: Mos ju ndaj Emirjanit, o gocë më duhen.

Florida: Po duhen pagujt ato.

Kujtojmë se Voda ra në “rrjetën” e SPAK nga përgjimet që kishin nisur për prokurorin e Kukësit, Edmond Karriqi i cili u arrestua në Kavajë pak ditë më parë nën akuzën e korrupsionit.

Emirjan Beu, i cili ndërhyri te prokurori Karriqi për pushimin e një çështjeje, është vëllai i Florida Beut, avokatja që i dha para ish zv.ministres për një post në ministri.

Siç tha Anila Hoxha, shumica e shkeljeve nga kjo çështje dalin në dritë nga bisedat mes Majlinda Hasanit dhe Florida Beut.

Comment

*