Radhë të gjata në pikat kufitare të Shqipërisë, sidomos me Kosovën

Mijëra shqiptarë nga Kosova dhe trevat e tjera, si dhe emigrantë vijnë për të pushuar në brigjet adriatiko-joniane

Knid Ndrenika

Mijëra bashkëtadhetarë nga jashtë Shqipërisë ia mësynë bregdetit të shqiptarëve për pushime këtë fundjavë.

Autoritetet raportojnë radhë të gjata në pikat kufitare veçanërisht në Prizren-Kukës në Morin dhe në Strugë-Pogradec në Qafë-Thanë.

Në Morin punohet me 8 sportelë në kufi për të lehtësuar sado pak lëvizjen e qytetarëve nga Kosova, mirëpo pa mundur të shmangen plotësisht radhët e gjata të makinave.

Autoritetet doganore pohuan se 1,2 milionë qytetarë kanë hyrë në Shqipëri në Morinë, ose 3 herë më shumë se sa në muajin korrik 2020.

Në Qafë-Thanë vetëm të premten hynë në Shqipëri 5079 udhëtarë.

Edhe nga Greqia në Kapshticë dhe në Kakavijë numërohen mijëra të ardhur, emigrantë shqiptarë apo turistë të huaj.

Në Kapshticë të Korçës kanë hyrë 3465 qytetarë, ndërsa në Kakavijë të Gjirokastrës 4357.

Udhëtarët i drejtohen brigjeve të Adriatikut dhe të Jonit për të pushuar.

“Është shpejt akoma! Nuk është sosur durimi. As 20 minuta nuk kam”, -tha një udhëtar.

Kurse një tjetër shtoi se “ndonjë orë, jam në radhë”.

Ngarkesë të madhe ka edhe në Portin Detar të Durrësit, ku 24 orët e fundit përfshijnë ankorimin e 5 trageteve me të paktën 7 mijë e 500 udhëtarë.

Në javën e parë të gushit në Portin Detar të Durrësit kanë hyrë 17 e 100 udhëtarë, përkatësisht 8, 704 shtetas shqiptarë dhe 8, 396 të huaj.

One Response to “Radhë të gjata në pikat kufitare të Shqipërisë, sidomos me Kosovën”

Read below or add a comment...

  1. Gege Kosova says:

    Kosovareve ju ka munguar gjate Shqiperia,sistemi titist,armiku me u madh i shqiptareve,por jo edhe i te tjereve ne ish-jugosllavi,kerkonte siç thone”nenen e mizes’ per te dhene leje ndonje shqiptari te viziton Shqiperine.Andaj, edhe pse disave qe mendojne ende se, keto vizita masive dhe perhereshme bregedetit shqiptar,ju duket si diç “patriotike’ edhe pse as ky kuptim nuk eshte i panatyrshem.Kosovaret me luften e UCK dhe ndihmen e NATO-s kryen çlirimin e Kosoves me, 12-20 Qershor 1999,kur kishim kenaqesine te shohimm me sy tane,daljen e forcave te dhunes mesjetare serbe nga Kosova, U arrit clirimi i Kosoves,pas 87 vjetesh kur perfunduan bombardimet 78 diteshe te NATO-s dhe UCK-s aleate tokesore e saj.

Comment

*