Radman: Kroacia është kundër çdo ndryshimi të kufijve në rajon

Prishtinë, 6 maj 2021 – Ministri i Punëve të Jashtme të Kroacisë, Gordan Gërliq Radman, ka deklaruar se Kroacia është kundër çfarëdo ndryshimi të kufijve në Ballkanin Perëndimor.

Radman, pas takimit me ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Qeverinë e Kosovës, Donika Gërvalla, ka thënë se Kroacia e mbështet dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, por kundërshton çdo përpjekje përndryshimin e kufirit midis dy vendeve.

“E përkrahim dialogun bilareal mes Kosovës dhe Serbisë dhe shpresojmë që dialogu të çojë drejt një zgjidhje midis dy vendeve. Kroacia është kundër çdo ndryshimi të kufijve në Lindje të Evropës”, ka thënë ai dhe ka shfaqur shpresën që dialogu të vazhdojënë muajin qershor.

Shefi i diplomacisë kroate kakujtuar se Kroacia ka qenë ndër të parat shtete që kanë njohur shtetin e Kosovës dhe e ka përkrahur anëtarësimin e saj në organizata rajonale e ndërkombëtare.

“Nuk duhet të harrojmë faktin që Kroacia ka qenë ndër shtete e para që ka pranuar pavarësinë e Republikës së Kosovës. Ne kemi dhënë përkrahje të madhe që Kosova të pranohet në organizata rajonale dhe ndërkombëtare”, ka thënë ai.

Radman ka thënë se Koracia do të angazhohet që vendet që nuk e kanë njohur shtetin e Kosovës ta bëjnë këtë, si edhe për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovë.

“Do të punojmë që ato vende që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës ta bëjnë atë. Republika e Kroacisë i jep përkrahjen e plotë të liberalizimit të vizave”, është shprehur ai.

Radman ka theksuar se Kroacia dhe Kosova “janë dy vende tradicionalisht miqësore që kanë marrëdhënie shume të mira”.

Edhe ministra e Jashtme e Kosovës i ka vlerësuar të shkëlqyeshme mes dy vendeve. Ajo ka theksuar nevojën për thellimin e marrëdhënieve dhe zgjerimin e bashkëpunimit mes Kroacisë dhe Kosovës.

(r.m.)

Comment

*