Rafael Nadal fiton në Australian Open, arrin rekord të çmimeve Grand Slam

Melburn, 30 janar 2022 – Rafael Nadal ka thyer rekordin si tenisti me më së shumti çmime Grand Slam në histori, gjithsej 21.

Tenisti spanjoll, 35-vjeçar, ka fituar në turneun Australian Open të dielën, pas përballjes me tenistin rus, Daniil Medvedev.

Gara ka zgjatur për 5 orë dhe 24 minuta.

Kjo ka qenë finalja e dytë më e gjatë në Austalian Open, pas asaj kur tenisti serb Novak Gjokoviq e kishte mposhtur Nadalin pas 5 orësh e 53 minutash, më 2012.

Nadal tani ka një çmim Grand Slam më shumë se rivalët e tij, zvicerani Roger Federer dhe serbi Novak Gjokoviq.

(REL)

Comment

*