Rakiq: Nëse nuk themelohet Asociacioni, nuk do të ketë institucione të Kosovës

Prishtinë, 17 tetor 2021 – Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, ka thënë se fokusi i kësaj partie do të jetë themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Rakiq ka paralajmëruar se Lista Serbe nuk do të jetë pjesë e Qeverisë së Kosovës  në qoftë se bisedimet përthemelimin e Asociacionitnuk fillojnë muajin e ardhshëm.

“Në qoftë se nuk fillojnë bisedimet për Asociacionin, muajin e ardhshëm nuk do të ketë më as institucione të Kosovës ”, ka thënë Rakiq, në një konferencë për medie, ku i ka publikuar rezultatet e kësaj partie në zgjedhjet lokale.

Rakiq ka thënë se kandidatët e Listës Serbe i kanë fituar zgjedhjet në 10 komunat e banuara me shumicë serbe në Kosovë.

Në katër komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës është regjistruar pjesëmarrja më e lartë e votuesve në zgjedhjet e së dielës.

Pjesëmarrja më e lartë në zgjedhje ka qenë në komunën e Zveçanit (84 për qind) dhe në komunën e Leposaviqit (74 për qind).

Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në zgjedhjet e të dielës kanë marrë pjesë 43 për qind e numrit të përgjithshëm të votuesve.

(r.m.)

Comment

*