Rakiq: Zgjidhja për ngërçin në veri, gjendet në Bruksel

Prishtinë, 29 shtator 2021 – Lideri i Listës Serbe, Goran Rakiq, i cili është edhe ministër i Pushtetit Lokal në Qeverinë e Kosovës, ka thënë se zgjidhja e ngërçit në veri të Kosovës duhet kërkuar në Bruksel.

“Sot jam në Jarinë dhe kam folur me njerëzit që janë këtu. U kam thënë të jenë të durueshëm, të mos bien në provokime dhe u tregova se ekipet teknike të bisedimeve, z. Gjuriq dhe z. Bislimi, momentalisht ndodhen në bisedime në Bruksel, me ndërmjetësimin e BE-së. Shpresoj që do të gjejnë një zgjidhje për tejkaluar këtë situatë dhe që të gjithë të kemi liri të lëvizjes”, ka thënë Rakiq, citon Kallxo.com.

Rakiq e ka bërë këtë deklaratë pasi një kohe të qëndrimit bashkë me protestuesit serbw në afërsi të vendkalimit kufitar në Jarinjw.

(r.m.)