Rama: Aeroporti i Kukësit edhe për Kosovë, Maqedoni të Veriut dhe Ballkan

Kompania low cost “WizzAir” fillon në maj operimin e pandërprerë drejt Austrisë, Gjermanisë, Zvicrës, dy herë në javë me çmim bilete 19-20 euro

Knid Ndrenika

Në Kukës u rihap për fluturime ndërkombëtare aeroporti “Flatrat e Veriut” me uljen e aeroplanëve të parë të kompanisë low cost “WizzAir”.

Kryeministri Edi Rama tha se qëllimi është që aeroporti i Kukësit të shërbejë për Kosovën, Maqedoninë e Veriut dhe krejt Ballkanin.

https://www.facebook.com/ediramaal/videos/636055134368038

Fluturimet në aeroportin e Kukësit “Flatrat e Veriut” filluan me aeroplanët e parë të kompanisë “WizzAir” në bord me kryeministrin Edi Rama.

Kompania low cost “WizzAir” fillon në maj operimin e pandërprerë drejt Austrisë, Gjermanisë, Zvicrës, dy herë në javë me çmim bilete 19-20 euro.

Drejtuesi i “WizzAir”-it, József Váradi synon që në operime të hyjë Kosova dhe Maqedonia e Veriut dhe se iu kursyen Shqipërisë 129 milionë euro.

Kryeministri Edi Rama tha se qëllimi është që aeroporti i Kukësit të shërbejë për të gjithë shqiptarët dhe Ballkanin:

“Për t’i dhënë një mundësi të re banorëve jo vetëm të Kukësit, por edhe një treve të tërë që përfshin edhe Kosovën, edhe pjesë të Maqedonisë së Veriut. Në Austri, në Gjermani dhe në Zvicër janë tre vende me katër destinacione, dy herë në javë. Çmimet e udhëtimeve janë 19 euro për secilin destinacion”.

Ndërkaq, ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku tha se NATO-ja dha konfirmim për operimet me aeroportin e Kukësit:

“Aeroporti i Kukësit tashmë është pjesë e certifikuar e logjistikës së NATO-s. Plotësohen të gjitha kushtet e sigurisë teknike dhe të gjitha kërkesat e sigurisë nga Bashkimi Europian dhe nga NATO”.

Kryeministri shtoi se aeroporti dhe zona kanë të ardhme me ndikim të rëndësishëm zhvillimi ekonomik, duke kujtuar se të paktën “WizzAir”-i do të punësojë 500 persona nga Shqipëria nga 100 që ka tani.

Që nga 15 korriku 2021 në aeroportin e Kukësit janë kryer 85 fluturime komerciale nga disa kompani.