Rama: Asnjë mbështetje nga vendet e pasura për afganët e mbërritur në Shqipëri

Kryeministri Edi Rama në një intervistë për BCC World News me gazetarin Ben Boulos tha se asnjë shtet i pasur, perëndimor nuk ka ofruar mbështetje për Shqipërinë në akomodimin dhe mbajtjen e qytetarëve afganë. Rama tha se po mbështetemi vetëm tek solidariteti dhe ndihma e shqiptarëve.

“Ne për momentin po mbështetemii vetëm tek bashkëpunimi me njerëzit që kanë zemër të pasur. Nga vendet e pasura jo. Është numër i konsiderueshëm i shqiptarëve që jetojnë kudo në botë dhe SHBA që kanë ndihmuar. Bukë e kripë e zemër, është thelbi i solidaritetit. Nuk do të zhdukemi nga faqja e tokës sepse refugjatë që po i ikin vdekjes po na trokasin në derë. Kemi pritur gjysëm milioni kosovarë dhe kemi qenë më të varfër. Jemi pasuruar më tej moralisht, në shpirt dhe mësuam se në këtë jetë kujtesa është shumë e rëndësishme”- tha kryeministri Rama.

Rama ka komentuar edhe momentin e pritjes së tyre duke thënë se dukeshin sikur kishin dalë nga një tunel ferri.

“Dukeshin sikur kishin dalë nga një tunel ferri. Ne nuk jemi atje për të marrë falenderime, por për ta ndjerë veten në shtëpi. Është një moment shumë përmbushës dhe mendoj se shqiptarët po dëshmojnë se janë të jashtëzakonshëm”- tha ai në fund.

Ai pohoi se dikur, 30 vite më parë, shqiptarët kanë qenë në vend të afganëve, që iu desh të rendnin vendeve të Europës, për t’i shpëtuar regjimit komunist.

Gazetari: Çfarë po bën Shqipëria për t’u siguruar qytetarëve afganë kushtet ?
Rama:
Ne kemi qenë në këtë pozitive jo shumë kohë më parë. 30 vite më parë ishim ne afganët që përpiqemi që t’i largoheshim ferrit të tyre, për të mbërritur në Evropë. Ka qenë mjaftë e ngjashme sa i takon udhëtimit, dhimbjes dhe ankthit të së panjohurës. Jemi të prirur që ta bëjmë këtë, pasi kjo nderon traditën tonë, historinë tonë dhe ne vete. Ndërkohë po bëjmë diçka që unë besoj se ua detyrojmë fëmijëve tanë që ata të rriten që në këtë jetë ka një kohë të japësh dhe një kohë kur ti merr. Ne nuk jemi vend i pasur, por jam besimplotë se kemi mjaftueshëm për të ndarë me këta njerëz dhe se do të jemi së bashku. Nuk jemi të vetëm. Ka shumë organizata që po kujdesen për ta dhe kanë bërë përpjekje të jashtëzakonshme për t’u nxjerrë prej vendit të tyre.

Gazetari: A parashikoni mundësin e ofrimit të një strehe për këta njerëz?

Rama: Kjo është ajo çka thonë ata. Ne jemi ftuar që t’i mirëpresim përkohësisht, ndoshta do të jenë në gjendje që të mbërrijnë në SHBA më pas. Por e dimë se situata është e ndërlikuar. Me kaq shumë njerëz që po aplikojnë për viza amerikane, dot duhet më gjatë se sa ishte thënë. E dimë se jemi të gatshëm që t’i mirëpresim të qëndrojnë më shumë. E nëse duan që të qëndrojnë këtu, i mbështesim.

Comment

*