Rama: Bullgaria ka kidnapuar dy vende të NATO-s

Bruksel, 23 qershor 2022 – Para samitit të Bashkimit Evropian me vendet e Ballkanit Perëndimor, në Bruksel, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, foli lidhur me veton bullgare që po e pengon avancimin e negociatave të Bashkimit Evropian me Maqedonië e Veriut dhe me Shqipërinë.

“Është turp që një vend i NATO-s, Bullgaria, kidnapon dy vende tjera të NATO-s, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, në mes të një lufte të nxehtë në Evropë me 26 vende të tjera që rrinë pa lëvizur duke treguar një pafuqi të frikshme”, tha ai.

Rama foli edhe për iniciativën ‘Ballkani i Hapur”, të inicuar nga Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut. Ai e cilësoi këtë iniciativë si shumë të nevojshme për rajonin.

“’Ballkani i Hapur’ është përgjigja e vërtetë në këtë situatë derisa rruga e integrimit (për në BE) do të vazhdojë sepse nuk ka alternativë tjetër, por shpirti evropian duhet të ndërtohet në rajonin tonë, sepse nuk duhet ta lëmë rajonin të mbetet prapa. Ballkani i Hapur është i hapur për të gjithë”, tha Rama.

(r.m.)