Rama e Mitsotakis biseduan në Pragë për çështjen e detit

Pragë, 6 tetor 2022 – Shqipëria dhe Greqia nuk kanë arritur ende një dakordësi për çështjen e detit, në mënyrë që t’i drejtohen Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë.

Kjo është konfirmuar nga kryeministri i Shqqipërisë, Edi Rama, në Pragë, ku po merr pjesë në takimin e Komunitetit Politik Europian.

Rama ka zhvilluar atje një takim me kryeministrin e Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, ku është diskutuar për këtë çështje.

“Ky është një proces ligjor, ka një sërë rregullash, ka një sërë procedurash dhe ne do t’i respektojmë procedurat nga fillimi në fund sepse duhet të bëjmë shumë të qartë pozicionin tonë, duhet të bëjmë shumë të qartë çfarë ne synojmë në këtë proces dhe ai qëndrimi i unifikuar që kërkohet nga kjo gjykatë për çfarë synon njëra palë dhe çfarë synon pala tjetër, kërkon kohën e vet. Pra, nuk kemi një konsensus mes palëve”, ka thënë Rama, citon Panorama.

Në takimin e parë të Komunitetit Politik Europian, Rama bëri me dije se vendet e Ballkanit Perëndimor do të jenë pjesë e diskutimit me Bashkimin Europian për të përballuar krizën energjetike.

(r.m.)