Rama e shtyn për vitin 2022 vendimin për “zero taksë” në pagat deri në 400 mijë lekë

Tiranë, 3 nëntor 2021 – Ndryshe nga sa premtoi në fushatë elektorale, Kryeministri Edi Rama ka shtyrë për një 1 korrik 2022 vendimin për zero taksë për pagat deri në 400 mijë lekë.

Lajmin kreu i qeverisë e njoftoi përmes një postimi në facebook, ku shkruan: Nga 1 korriku 2022 zero taksë mbi pagat deri 40 mijë lekë.

Kujtojme se në fjalimet gjate fushatës elektorale, Rama deklaronte se ky vendim do të hynte në fuqi që në 1 janar të 2022-it.

252658416 423995489096118 3658231347763060182 N

PROJEKTLIGJI

Sipas projektligjit të siguruar nga News24, duke nisur nga korriku i vitit të ardhshëm paga dysheme që nuk do i nënshtrohet tatimit mbi të ardhurat do të shkojë nga 30 mijë lekë në 40 mijë lekë në muaj. Qeveria planifikon po ashtu të rishikojë disa kufij të tatimit mbi të ardhurat edhe mbi pagat e tjera.

Po ashtu në këtë pr/ligj është propozuar që tatimpaguesit me paga deri në 50 mijë lekë përgjysmohet tatimi për të ardhurat për fashën nga 30 deri në 50 mijë lekë që sot është 13%.

Ndër të tjera në projektligj është parashikuar ndryshimi i fashës së taksimit progresiv. Kështu taksimi 23% mbi të ardhurat personale do të aplikohet vetëm për pagat mbi 200 mijë lekë e lart nga 150 mijë që është aktualisht. Por mbi pragun 200 mijë lekë do ketë si tatim edhe një shumë fikse prej 22 e 100 lek në muaj.

Numri i tatimpaguesve që përfitojnë nga kjo lehtësi tatimore është rreth 5,900. Efekti negativ që pritet të ketë buxheti nga këto ndryshime pritet të jetë rreth 12 milion euro me pak në vit. Sidoqoftë më parë propozimi duhet të kalojë në këshill të ministrave dhe me pas për t’u diskutuar në kuvend.

(BalkanWeb)

Comment

*