Rama fton të gjithë qytetarët: “Delta” kërkon mbrojtjen e vetes dhe të tjerëve

Kryeministri Edi Rama ka ftuar të gjithë qytetarët e pavaksinuar që të shfrytëzojnë muajin gusht për të bërë vaksinën për t’u mbrojtur nga covid-19.

Përmes një shënimi në facebook, Rama shkruan se varianti i ri Delta që është duke qarkulluar kërkon prej të gjithëve mbrojtjen e shëndetit, po edhe të të tjerëve.

Postimi i plotë:

MIRËMËNGJES 😊

dhe me ftesën për çdo qytetar për të shfrytëzuar deri në fund MUAJIN E HAPUR TË VAKSINIMIT, edhe sepse situata e epidemisë në vend me variantin e ri të koronavirusit, i cili po shqetëson seriozisht të gjitha vendet, kërkon prej të gjithëve një akt moral e qytetar për mbrojtjen e shëndetit, po edhe të të tjerëve, ju uroj një ditë të mbarë🙏

*** vaksinimi ndaj #Covid19 bëhet në qendrat shëndetësore, poliklinika si dhe në pikat e vaksinimit të përqëndruar.

👉Deri tani mbi 1 milion e 350 mijë vaksinime të kryera.

#VaksinohuSot🌼

#MbroShëndetin🙏

#VaksinatShpëtojnëJetë💉

 
 

Top Channel

Comment

*