Rama: Kosova ka të drejtë për targat, të shmanget ndodhia si me tarifën 100%

Postimi në tuiter nga kryeministri Edi Rama

“Kosova e ngre problemin me plot të drejtë. Tani që problemi të zgjidhet dhe reciprociteti i targave të garantohet duhet shmangur bumerangu i ngrirjes së konfliktit në këtë pikë (siç ndodhi me tarifën 100%). Duhet që Kosova të dialogojë, Serbia të bashkëpunojë, BE të ndërmjetësojë”, shkruan Rama në Twitter.