Rama: Kurrë nuk e kam mbështetur ndryshimin e kufirit mes Kosovës e Serbisë

Tiranë, 3 maj 2021 – Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar ndaj raportimeve se ai e ka mbështetur ndryshimin e kufirit midis Serbisë dhe Kosovës.

Rama i ka kritikuar mediet “derStandardat” dhe “webStandardat” të cilat e kanë publikuar shkrimet sipas të cilave ai e ka mbështetur idenë për ndryshim kufijsh midis Kosovës e Serbisë.

Në një postim në “Twitter”, Rama i ka cilësuar si “lajme të rreme” këto shkrime, duke theksuar se ai nuk ka thënë kurrë ndonjë gjë në lidhje me kufirin mes Serbisë dhe Kosovës dhe nuk ka mbështetur kurrë ndarjen në vija etnike.

“@derStandardat @webstandardat çfarë zhgënjimi për të parë një letër kaq me reputacion të lartë të sillet si një përhapës i lajmeve të rreme! Unë kurrë nuk kam thënë ndonjë gjë në lidhje me ‘jo letër dhe hartë’ dhe kurrë nuk kam mbështetur ndonjë vizatim kufiri përgjatë vijave etnike midis SRB & KOS! # Turpërimi”, ka shkruat Rama.

foto galeri

(r.m.)

Comment

*