Rama mbështet kërkesat e BE-së për uljen e tensioneve në veri të Kosovës

Tiranë, 1 qershor 2023 – Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka përshëndetur kërkesat e Bashkimi Evropian për uljen e tensioneve në veri të Kosovës.

Të enjten, BE-ja kërkoi zgjedhje të reja në katër komunat veriore të Kosovës, sigurimin e pjesëmarrjes së serbëve të Kosovës në këto zgjedhje dhe nisjen e themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Rama i ka falënderuar presidentin e Francës, Emmanuel Macron, dhe kancelarin gjerman, Olaf Scholz, për ndërmjetësim në takimin e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, si edhe për caktimin e kërkesave për palët.

“Nuk mund t’i falënderoj mjaftueshëm Macronin dhe Scholzin për atë që po bëjnë për ta finalizuar procesin e normalizimit në mes të Kosovës dhe Serbisë. T’i shohësh se si ulen me respekt me të dyja palët, në përpjekje për të zgjidhur konfliktin absurd, i thotë të gjitha për shpirtin e tyre të madh evropian. Faleminderit”, ka shkruar Rama në Twitter.

“Po ashtu, përgëzoj Vjosa Osmanin që bisedoi direkt me Vuçiqin dhe vërtet shpresoj që këto tri kërkesa të përmbushen shpejt, ashtu që ky konflikt absurd të përfundojë para se të dëmtohet pariparueshëm lehtë reputacioni i Kosovës dhe integrimi i saj në komunitetin demokratik”, ka shtuar ai.

(r.m.)