Rama me CEO-n e Pfizer: Hapi dyert vjet, nisëm vaksinim para të tjerëve në rajon

Kryeministri Edi Rama është takuar ditën e sotme me drejtorin ekzekutiv të kompanisë Pfizer, Dr. Albert Bourla.

Rama ka postuar një foto në krah të Bourla-s ku shkruan se ai hapi dyert një vit më parë duke mundësuar nisjen e vaksinimit përpara të tjerëve në rajon.

Rama: Në zyrat qendrore të kompanisë Pfizer në Nju Jork, me drejtorin ekzekutiv Dr. Albert Bourla, i cili na hapi dyert një vit më parë duke na mundësuar nisjen e vaksinimit përpara të tjerëve në rajon dhe duke na e lehtësuar ndjeshëm luftën me Armikun e Padukshëm.

oranews

Comment

*