Rama merr pjesë në samitin e Europës Juglindore në Greqi

Pushtimi i Ukrainës nga Rusia dhe ndikimet në Europën Juglindore janë gjithashtu temë e samitit

Knid Ndrenika

Kryeministri Edi Rama do të marrë pjesë në samitin e udhëheqësve të shteteve të Procesit të Bashkëpunimit të Europës Juglindore.

Për në samitin që mbahet në Greqi, do të marrin pjesë 13 kryetarë dhe drejtues qeverish.

Samiti do të përqendrohet në trajtimin e temës për thellimin e bashkëpunimit me vendet e rajonit dhe partnerëve ndërkombëtarë.

Qëllimi është krjimi i mundësive për të garantuar qëndrueshmëri, zhvillim ekonomik dhe paqe rajonale.

Pushtimi i Ukrainës nga Rusia dhe ndikimet në Europën Juglindore janë gjithashtu temë e samitit.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen, kancelari i Gjermanisë, Olaf Sholc dhe presidenti i Këshillit Europian, Sharl Mishel do të jenë gjithashtu pjesëmarrës.