Rama: Ndarja me Metën është e pakthyeshme, por do të shkoj në presidencë për dekretimin e qeverisë

Kuvendi votoi në fund të legjislaturës së shkuar shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.

Edhe pse pritet një vendim i Gjykatës Kushtetuese për shkarkimin ose jo të Presidentit, Kryeministri Edi Rama tha se kabineti i tij do të betohet te presidenti Ilir Meta sa kohë ai do të jetë në zyrë.

A do të shkojnë të betohen përpara personit që e kanë shkarkuar ashtu siç e kërkon Kushtetuta?

“Për sa kohë është në zyrë… Unë nuk jam zënë me të.

Ndarja ime me të është e pakthyeshme” – tha kryeministri Edi Rama në emisionin “Opinion” në TV Klan.