Rama nuk sheh arsye për shqetësim nga armatimi i Serbisë

Berlin, 12 prill 2022 – Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në një takim me gazetarët shqiptarë që e ndoqën vizitën e tij në Berlin, u pyet nëse armatimi i Serbisë përbën shqetësim për rajonin, në kohën e agresionit të Rusisë ndaj Ukrainës.

“Nuk shoh arsye për t’u shqetësuar nga armatimi në fjalë. Sot besoj se është më me rëndësi t’u fryjmë erërave të paqes dhe ta mbajmë sa më shumë bashkë Ballkanin Perëndimor”, tha Rama.

“Nuk shoh se si një sistem mbrojtjeje nga raketat mund të jetë shqetësues për ne. Serbia ka bërë hapa inkurajues dhe është domethënëse se deri tani Ballkani është bashkë ndaj pozicionit të Rusis. Sigurisht që duhet të jemi shumë të vendosur për ta çuar përpara procesin e paqes”, shtoi Rama.

Ai u pyet edhe nëse kanë plan ta vizitojë Kievin dhe shprehu bindjen se vizitat e kryeminstrave dhe presidentëve të vendeve perëndimore në Ukrainë bëhen për “protagonizëm”.

“Sa i përket vizitës në Kiev, mendoj që ka të tjerë përpara meje mendoj ta kenë këtë protagonizëm. Nëse do të vijë radha ime do të ishte kënaqësi”, u shoreh Rama.

Kryeministri shqiptar mohoi se, përveç vetos së Bullgarisë, pengesë për çeljen e negociatave për anëtarësim në BE janë edhe problemet e brendshme në Shqipëri.

 “Jo nuk e mendoj fare, nuk shoh asnjë stepje nga vendet e anëtarëve të BE-së, por shikoni dhe dëgjoni edhe një herë kancelarin. Të gjithë mezi presim të çlirojmë procesin nga vetoja e Bullgarisë. Besoj që pyetjet lidhur me Tiranën nuk është vendi këtu, por në Tiranë”, tha Rama.

(r.m.)