Rama për afganët: U detyrohemi miqve tanë në nevojë

Kryeministri Edi Rama postoi në tuiter:

“Është shqetësuese të lexosh se Shqipëria po strehon afganët vetëm sepse na e kërkoi SHBA, aq është qesharake tu kthesh kurrizin atyre dhe të fajësosh SHBA-në vetëm.

Ne ishim të gjithë atje si NATO dhe këta njerëz ishin atje për ne, besonin në idealet për të cilat qëndrojnë SHBA dhe BE.

Shqipëria po merr përgjegjësitë si një vend i NATO-s. Ne mund të mos jemi të pasur por ne u detyrohemi miqve tanë afganë në nevojë, dhe i detyrohemi traditës sonë, të kaluarës sonë të afërt si refugjatë, dhe gjithashtu për kujtesën që fëmijët tanë do të trashëgojnë”.