Rama për protestën e opozitës: “Një protestë partish për pushtet”

Tiranë, 15 nëntor 2022 – Kryeministri i Shqiërisë, Edi Rama, ka reaguar për herë të parë sot në lidhje me protestën e opozitës.

Në një konferencë për media, ai ka thënë se protesta e të shtunës nuk ishte protestë e qytetarëve të shqetësuar, por e dy partive opozitare dhe liderëve të tyre.

Rama ka folur me përçmim e përbuzje për liderët e Partisë Demokratike, Sali Berisha, dhe Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Të parit i është referuar si “non grata”, kurse të dytit si “spiun”.

“Për cilën protestë më flisni? Për cilët qytetarë më flisni? Një non-grata dhe një spiun që mbledhin militantët e tyre. Kjo nuk ka lidhje me popullin, kjo nuk ka lidhje me qytetarët e shqetësuar. Kjo është një protestë partish për pushtet, për të prishur dhe për të marrë, me të vetmin rezultat që hodhën ca bojë këtu që u deshën punëtorë për ta larë natën se kështu është ndarë kjo punë, ata bë pis dhe ne pastor”, ka thënë ai.

Rama ka folur me përçmim edhe për protestën, duke e cilësuar si “çorbë” të Berishës.

“Ç’a proteste? As nuk di sa ishin, as nuk i kam pare, as nuk më interesojnë fare. As nuk i kam parë fare. mund ta bëjnë sa herë të duan. Është një çorbë që e kemi parë prej 30-vitesh që e gatuan i njëjti guzhinier, ‘non-grata’. Më vjen keq për ata militantë të cilët harrojnë se po shkojnë pas disave që paguhen për të bërë dëm në këtë vend”. ka thënë Rama.

 (r.m.)