Rama premton mbështetje për biznesin e vogël dhe rritjen e pagës minimale

Tiranë, 22 nëntor 2021 – Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dhe ministrja e Financave dhe Ekonomisë Delina Ibrahimaj kanë prezantuar sot paketën fiskale para një përfaqësimi të biznesit të vogël.

Ai ka thënë se paketa e re fiskale do të ketë ndikim në zhvillimin e bizndesit të vogël, rritjen e pages minimale dhe punësimin e njerëzve me ndihmë ekonomike. Ai ka thënë se gjatë mandatit të tretë të qeverisë së tij synon që  paga minimale të shkojë në 400 mijë lekë të vjetra.

“Dy masa të rëndësishme të paketës fiskale që janë me impakt edhe në zonën e aktivitetit të bioznest të vogël: rritja e pagës minimale me ambicien që brenda mandatit të shkojmë në 400 mijë lekë të vjetra. Të punësojmë njerëz që janë me ndihmë ekonomike. Deri më sot kemi pagë pa taksë 300 mijë lekë. Me paketën e re paga e pataksuar shkon deri në 400 mijë lekë. Ka vende punë të lira plot. Këto vende kanë kërkesë për kulifikeme të caktuara. Sot edhe kamarier nuk mund të hysh si dikur. Prandaj ne kemi vendosur një buxhet për të identifikuar njerzit dhe për t’i sjellë ata drejt vendit të punës. Biznesi kur merr fondin e kualifikimit do të bëjë punësimin përkatës. Deri në 2029 nuk do të ketë taksë për biznesin e vogël”, ka thënë Rama.

Ai ka premtuar se qeveria e tij do të ndihmojë fianciarisht të rinjtë që duan të futen në biznes dhe do të stimulojë zhvillimin e teknologjisë informative.

“Dua të vë theksin tek volumi i ri i mbështetjes financiare për ata që kanë ide inovative, për startup. Duhet të stimolujmë teknologjinë për t’u përfshirë në këtë valë. Ka të rinj nëpër fshtra që janë punësuar jashtë dhe punojnë në kompani të mëdha pa lëvizur nga shtëpia. Ne duam që të shtyjmë me mbështetje fianciare ata të rinj që duan të futen në rrugën e biznesit përmes teknologjisë”, ka thënë Rama.

Sipas tij, aktualisht në Shqipëri janë 110 mijë biznese të vogla që ngarkohen me zero tatim.

“Dua të sjell këtu disa shifra, duke filluar nga njëra e cila është kuptimplotë, duke pasur parasysh pamjen e situatës ku ndodhemi, duke u nisur nga ku e ndërmorëm këtë përpjekje në krye të herës. Bizneset ishin 60 mijë dhe tatoheshin 10 pwr qind. Sot bizneset e vogla janë 110 mijë dhe tatohen zero.

(r.m.)

Comment

*