Rama uron fituesit e zgjedhjeve lokale në Kosovë

Tiranë, 14 nëntor 2021 – Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i ka uruar fituesit e zgjedhjeve lokale në Kosovë. Por, ai e ka uruar veçantë kryetarin e zgjedhur të Prishtinës, Përparim Ramën.

Në një postim të Twitter, Rama ka shkruar se është shumë kurioz për impaktin që do të ketë në Prishtinë një arkitekt.

“Shumë kurioz për impaktin që do të ketë në Prishtinë një kryebashkiak arkitekt, risi interesante në një realitet sfidues! Urime Përparim Ramës dhe mbarësi e sukses atij dhe të gjithë të zgjedhurve të rinj në krye të komunave të Kosovës”, ka shkruar Rama.

Ramao

 (r.m.)