Raportet e inteligjencës britanike  dhe të NATO-s: Forcat ruse në Ukrainë kanë probleme të shumta

Londër, 27 shkurt 2022 – Inteligjenca ushtarake e Mbretërisë së Bashkuar ka raportuar se ushtria ruse ka hasur në rezistencë të forte të ushtrisë ukrainase në mbarë vendin.

Në një postim në faqen zyrtare të Ministrisë së Mbrojtjes të Mbretërisë së Bashkuar thuhet se Rusia po përparon në Ukrainë “në drejtime të shumta”, por po ndeshet me “rezistencë të fortë” të ushtrisë ukrainase.

Ndërkaq, një zyrtar ushtarak i NATO-s ka thënë se forcat ruse, përveç me rezistencën e ushtrisë ukrainase, po përballen edhe me probleme të tjera.

“Ata kanë probleme”, ka thënë zyrtari, duke iu referuar raporteve të inteligjencës së NATO-s.

“Kanë mungesë nafte, po ngadalësojnë. Morali, pa dyshim, është një problem”, ka shtuar ai.

Sipas zyrtarit të NATO-s, Rusisë po i del situata nga duart, pasi forcat ruse në Ukrainë janë shumë prapa parashikimeve që ishin bërë.

(Sipas Euronews.com)