Raporti i ri i OBSH-së pritet të zbulojë detaje për origjinën e COVID-19

Gjenevë, 30 mars 2021 – Një raport i ri i Organizatës Botërore të Shëndetësisë që del të martën zbulon detaje në lidhje me origjinën e virusit COVID-19. Gjasat më të mëdha janë që pandemia u transmetua nga lakuriqët e natës tek njerëzit përmes një kafshe tjetër, thuhet në projekt-raportin e sigu ruar nga mediat amerikane.

Raporti arrin në përfundimin se prejardhja e virusit nga laboratori është diçka “jashtëzakonisht e pamundur”. Koronavirusi u zbulua për herë të parë në qytetin qendror të Kinës, Wuhan në fund të vitit 2019.

Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus pranoi të hënën se ai e kishte marrë raportin gjatë fundjavës por nuk pranoi të konfirmonte detajet e projekt-raportit të siguruar nga media, përfshirë Associated Press, e cila njoftoi e para për të.

“Të gjitha hipotezat janë në tryezë dhe kërkojnë studime të plota dhe të mëtejshme,” tha zoti Tedros në një konference shtypi nga Gjeneva.

OBSH dërgoi një ekip ndërkombëtar në Kinë në fillim të këtij viti për të studiuar origjinën e virusit. Megjithatë kritikët e këtij studimi thonë se ai kishte kufizime për shkak të hapësirës që u lejoi qeveria e Kinës.

(r.m.)

Comment

*