Rasti “21 janari”, Prokuroria rihap hetimet për vrasjen e Aleks Nikës dhe Hekuran Dedës

Tiranë, 27 maj 2021 – Prokuroria e Tiranës ka vendosur të rihapë hetimin për vrasjen e Aleks Nikës dhe Hekuran Dedës, më 21 janari të vitit 2011, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Gazetarja Klodiana Lala raporton për “BalkanWeb” se Organi i Akuzës ka rihapur hetimet vetëm për Nikën dhe Dedën, pasi për dy të vrarët e tjerë janë mbyllur hetimet dhe ka të dënuar, ndërsa vrasja e tyre mbeti pa autor.

Rihapja e “21 Janarit” për vrasjen e Aleks Nikës bën që të ripyeten edhe njëherë personat që kanë pasur dijeni për ngjarjen, si Garda, si dhe familjarët e të ndjerit.

Gjithashtu, Akuza do të kërkojë edhe rihetim të predhës së gjetur në kokën e Aleks Nikës, e cila në fakt, nga hetimi i parë që i është bërë në Turqi, ka rezultuar se është tërësisht e dëmtuar.

Ishte Policia e Tiranës ajo që i kërkoi Prokurorisë të rihapë hetimet për ngjarjen e “21 Janarit”.

(BalkanWeb)

 

Comment

*