Raufi: S’ka pengesë ligjore për transferimin e “Grupit të Kumanovës” në Kosovë

Avokati Naser Raufi, akoma nuk e ka pranuar vendimin e Gjykatës Supreme lidhur me ankesat për “Rastin e Kumanovës”. Në një prononcim për Gazetën Lajm, Raufi tha se nuk ka asnjë pengesë ligjore për transferimin e pjesëtarëve të “Grupit të Kumanovës” në burgjet e Kosovës, megjithatë, ai sqaron se pala mbrojtëse është e interesuar që rasti të kthehet nga fillimi, për tu zbardhur, siç thotë, e vërteta e këtij rasti. Prononcimin e plotë të Raufit mund ta ndiqni në videon më poshtë.