“Reconciliation” shpallet filmi më i mirë i DokuFest-it

Prishtinë, 14 gusht 2021 – Filmi “Reconciliation” i regjisores Marija Zidar është shpallur filmi më i mirë i edicionit të 20-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit Dokumentar dhe të Shkurtër “DokuFest”. Ky film është bashkëprodhim slloveno-kosovar.

Në garën kombëtare, çmimin për filmin më të mirë e ka marrë filmi “Një fëmijë” i Bekim Gurit, ndërsa çmimin e publikut e kafituar filmi “Vozitësi” i Valter Lucajt.

Në kategorinë ndërkombëtare për dokumentar të metrazhit të shkurtës fitues është shpallur filmi “The rfileman” i Sierra Pettengill, ndërkaq çmimin për rrëfimin më të mirë dokumentar e ka fituar filmi “We” i regjisores Alice Diop.

Filmi më i mirë i shkurtër në garën ndërkombëtare ështëshpallur filmi “The Criminals” i Serhat Karaaslan.

Flaka Kokolli, regjisore e filmit “Mardhë”, është nderuar me mirënjohje speciale të DokuFest-it.

Në edicionin e 20-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit Dokumentar dhe të Shkurtër “DokuFest” u shfaqën 230 filma dokumentarë dhe të metrazhit të shkuertër nga mbarë bota.

“DokuFest” është ndër festivalet më të vlerësuara tëfilmitdokumentar dhe të filmit të metrazhit të shkurtër. Ai klasifikohet si festival i kategorisë së parë të këtij zhanri.

Në kuadër të festivalit organizohen edhe punëtori dhe veprimtari të tjera kulturore.

Reconciliation (Odpuscanje) - Cineuropa

(r.m.)

Comment

*