Rekord i ri i rasteve pozitive me COVID-19 në Kosovë

Prishtinë, 20 gusht 2021 – Ministria e Shëndetësisë njoftoi më 20 gusht se katër persona kanë vdekur dhe janë regjistruar 2.250 raste të reja me koronavirus, që është shifra më e lartë e infektimeve ditore që është regjistruar në Kosovë.

Viktimat ishin nga Peja, Prizreni, Rahoveci dhe Gjilani.

Rastet e reja dalin pas testimit të 11.814 mostrave.

MSH-ja po ashtu njoftoi se në 24 orët paraprake janë shëruar 154 persona.

Sipas njoftimit, grupmosha me më së shumti raste të reja është ajo 20-29 vjeç me 543 raste, pasuar nga 30-39 vjeç me 476 raste.

Komuna me më së shumti raste të reja është Prishta, ku janë regjistruar 362 raste të reja.

Prej 13 marsit 2020 deri më 20 gusht 2021, Kosova ka regjistruar 125.348 me koronavirus, ku 2.307 persona kanë vdekur dhe 106.700

Raste aktive janë 16.341.

Sa i përket vaksinimit, në 24 orët paraprake janë administruar 22.245 doza të vaksinës.

Që prej fundit të marsit të vitit 2021 deri më 20 gusht, në Kosovë 227.581 persona janë vaksinuar plotësisht, me të dy dozat e vaksinës. Ndërkaq, numri i përgjithshëm i dozave të administruara është 666.476.

(REL)

Comment

*