RENEA dhunon në detyrë gazetarin Simon Shkreli pasi udhëtonte me fëmijët kur hasi në ngjarje në Shkodër

Gazetari Simon Shkreli deklaroi se është dhunuar nga një efektiv i forcave RENEA-s teksa këtë të fundit ishin duke kryer kontrolle në zonën e Kryqëzimit të Ish-Degës së Brendeshme, në Shkodër.

“Sonte teksa kthehesha be shtepi me dy femijet e mij. Forcat Speciale RENEA po kryenin kontrolle ne zonen e Kryqezimit te Ish Deges se Brendeshme.

Nderkohe une nxorra telefonin dhe po filmoja. Nderhyne forcat Renea dhe thane mos filmo.

Une nxorra bexhin e gazetarit dhe ju thash jam gazetar. Prezent ishte edhe Drejtori i Policise Shkoder Hamdi Fjora dhe shefi i komisariatit Paulin Çupi. Drejtori Fjora me thirri afer makines se tij dhe une u afrova.

Drejtori Fjora me tha: nuk te njohin. Une i thash s’kane nevoje te me njohin sepse kam bexhin. Aty nje nga efektivet e RENEA me thirri ne emer dhe me tha mos bertit.

Une nuk bertas dhe jam ne punen time. Plus qe jam me dy femij.

Aty me kapi njeri nga krahi dhe me tha ik se je me familje o bythqire se te tregojm ne.

Dhe tjerti ke kapi nga gjoksi dhe me hoqi bexhin e gazetarit. Ne ato momente forcat RENEA u larguan.”

Policia e Shtetit ka reaguar për incidentin me gazetarin Simon Shkreli në Shkodër ditën e sotme gjatë një operacioni me forcat speciale.

“Mbrëmjen e sotme, gjatë një operacioni kontrolli nga forcat speciale policore në Shkodër, ka ndodhur një incident me gazetarin Simon Shkreli, i cili ka deklaruar se gjatë kohës që ka qenë duke filmuar me celular është penguar të kryejë detyrën e tij. 

Lidhur me këtë incident, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka urdhëruar menjëherë Drejtorinë e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit, për të nisur verifikimin e veprimeve të punonjësve të Policisë së Shtetit.

Ndërkohë, lidhur me këtë incident edhe SHÇBA ka nisur verifikimet. Gazetari Shkreli ndodhet në ambientet e shërbimit, për të dhënë deklaratën e tij”.

OraNews

Comment

*