Replikat lidhur me Gjykatën Speciale shkaktojnë tensione e përplasje në Kuvendin e Kosovës

Prishtinë, 6 maj 2021 – Seanca e Kuvendit të Kosovës, të enjten, është ndërprerë pak kohë pas fillimit të punimeve, për shkak të tensioneve dhe përplasjeve verbal midis pozitës dhe opozitës.

Seanca kanisur me replika midis ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia dhe deputetëve të opozitës lidhur me furnizimin e Kosovës me vaksina kundër  koronavirusit.

Opzitarët e kanë kritikuar ministrin Vitia dhe Qeverinë e Albin Kurtit se ende nuk ka arritur të sigurojë vaksina për imunizimin e qytetarëve, ndërsa Vitia ka thënë se procesi i kontraktimit të vaksinave është në fazën përfundimtare dhe se liferimi i vaksinave të kontraktuara do të nisë gjatë muajit maj.

“Sot jemi më 6 maj. Më 4 maj ka ardhur një kontingjent dhe do të vazhdojnë edhe kontingjentet tjera. Gjatë majit kam thënë se do të fillojë furnizimi, i cili nuk do të ndalet. Për këtë ju garantoj”, ka deklaruar Vitia.

Por, atmosfera në Kuvend është tensionuar pas replikave lidhur me qëndrimin e ministres së Jashtme të Kosovës, Donika Gërballa, për Dhomat e Specializuara të Kosovës me seli në Hagë dhe për akuzat e ngritura ndaj ish-krerëve më të lartë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu Shoshi, ka thënë se zonja Gërvalla nuk kareaguar kur shefi i diplomacisë së Serbisë e ka quajtur UÇK-në “organizatë terroriste”.

“Zonja ministre, fatkeqësisht, sot e kemi Gjykatën Speciale që po e akuzon Kosovën për krime lufte, derisa Serbia e ka përmbyllur këtë kapitull me Gjykatën e Hagës. Homologu juaj serb, para syve të botës, i’u drejtua me një varg akuzash, e quajti UÇK-në organizatë terroriste dhe tha të pavërteta sa i përket Gjykatës Speciale. Ju heshtët”, ka thënë ajo.

Duke reaguar ndaj akuzave të deputetëve të PDK-së, ministrja Gërvalla ka thënë se përgjegjëse për krijimin e Gjykatës Speciale është pikërisht opozita e sotme.

“Gjykata Speciale nuk është instaluar nga Serbia. Ajo është e instaluar nga ju, sepse ju, jo vetëm që nuk keni ndërmarrë asgjë për dënimin dhe gjykimin e krimeve të pasluftës, por jeni munduar ta evitoni gjykimin e krimeve në Kosovë. Kështu ju e keni bërë të mundshme Gjykatën Speciale dhe e keni votuar atë”, ka thënë ajo.

“Ky koalicion qeveritar nuk e ka krijuar Gjykatën Speciale dhe ju jeni përgjegjës që prijësit tuaj sot janë në hagë. Bëhuni opozitë serioze dhe konfrontohuni me të vërtetën”, ka theksuar ministrja Gërvalla.

Ajo ka theksuar se në arenën ndërkombëtare do ta përfaqësojë Kosovën në mënyrën më të mirë të mundshme.

“Si ministre e Jashtme, unë jam zotuar që interesat e Republikës së Kosovës t’i përfaqësoj në mënyrën më të denjë të mundshme në arenënë ndërkombëtare”, është shprehur Gërvalla.

Ky reagim i ministres Gërvalla ka nxitur reagimin e ashpër të deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës. Shefi i Grupit parlamentar të kësaj partie, Abelard Tahiri, ekaquajtur ministren “turpi i diplomacisë së Kosovës”, duke iu referuar fjalisë së saj se “Gjykata Speciale nuk është instaluar nga Serbia”, por nga opozita e sotme.

“Ti je turpi i diplomacisë së Kosovës. Me dalë dhe me thanë që Serbia nuk e ka bërë Gjykatën Speciale është turpi më i madh. Ajo gjykatë është bërë me fakte të sajuara nga qeveria serbe. Dil kërkoju falje qytetarëve dhe atyre që janë atje (në Gjykatën Speciale) të akuzuar”, është shprehur Tahiri.

“Dil kërkoju falje viktimave, grave të dhunuara. Kërko të dënohet  gjenocidi serb që ka ndodhur në Kosovë”, ka shtuar ai.

Shefi i deputetëve të PDK-së e ka quajtur ministren Gërvalla “përfaqësuese të Serbisë” dhe i ka bërë thirrje kryeministrit Albin Kurti që ata ta shkarkojë menjëherë nga pozita e ministres.

“Ti je përfaqësuese e Serbisë në Kosovë. Nuk je përfaqësuesja e imja. I bëjmë thirrje kryeministrit të të shkjarkojë.Ti nuk duhet rë qëndrosh më në këtë sallë. Ti duhet të shkosh”, ka thënë Tahiri.

Sidoqoftë, shkas për përplasje ka qenë mënyra e udhëheqjes së seancës nga nënkryetarja eKuvendit, Saranda Bogujevci. Ajo ka kufizuar në vetëm dy minuta diskutimet e deputetëve, ndërsa përfaqësuesve të qeverisë u ka dhënë kohë të pakufizuar.

Deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës e kanë brantisur sallën, kur zonja Bogujevci ia ka ndërprerë fjalën shefit të grupit parlamentar, Arben Gashi.

Pas deputetëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës seancën e kanë braktisur edhe deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës. Gjatë largimit të tyre, te dera e sallës, kapasur një përplasje verbal dhe shtyrje të deputetëve të PDK-së Memli Krasniqi e Ardian Kastrati me ministrin e Bujqësisëdhe Zhvillimit Rural,Faton Peci. Në tollovi është përfshirë edhe deputeti Hajdar Beqa, i cili eka shtyrë me dorë ministren e Arsimit, Shkencës e Teknologjisë, Arbërie Nagavci. Ai është përfshirë edhe në përplasje verbal e fizike medeputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Besim Muzhaqi, por përleshja midis tyre është penguar nga deputetë të tjerë.

Sipas deklaratave të mazhorancës në Kuvend, ministrat e kishin marrë në mbrojtje ministren Gërvalla, e cila ishte sulmuar nga deputetët e PDK-së për diskutimin e saj lidhur me Gjykatën Speciale.

(Ramadan Muçolli)