Richard Grenell takon Metën dhe Ramën në Tiranë

Sipas zotit Meta, promovimi i investimeve amerikane nga Grenell është e vetmja mënyrë për të garantuar mirëqenie për të gjithë qytetarët dhe veçanërisht për brezin e ri.

 

Knid Ndrenika

Ish-ambasadori amerikan Riçërd Grenëll qëndroi në Tiranë ku u takua me presidentin Ilir Meta dhe kryeministrin Edi Rama.

Presidenti Meta e quajti “promovues të investimeve amerikane dhe bashkëpunimit ekonomik në Ballkan ish-ambasadorin e dërguar të presidentit të kaluar Donald Tramp, Riçard Grenëll për rajonin.

Zoti Meta e priti ambasadorin Grenëll në Tiranë përpara udhëtimit të tij në jugun e Shqipërisë.

Presidenti Meta tha se mbështeste përpjekjet e vazhdueshme të ambasadoritt Grenëll për të promovuar investimet amerikane dhe bashkëpunimin ekonomik në Ballkan.

Sipas zotit Meta, kjo është e vetmja mënyrë për të garantuar mirëqenie për të gjithë qytetarët dhe veçanërisht për brezin e ri.

Presidenti i dhuroi zotit Grenëll librin “Albania from the Air”, botim i veçantë mbi mrekullitë natyrore shqiptare me shpresën që siç tha, herën e ardhshme ai të shpenzojë më shumë kohë për të eksploruar Shqipërinë.

Zoti Grenëll, siç raporton korrespondenti “ILLYRIA”-s, Knid Ndrenika, tha ndërkaq se në takim me kryemnistrin Edi Rama u përfshi në rrëfime ngjarjesh në Tiranën aq të nxehtë.

Grenell është takuar edhe me kryeministrin Edi Rama. Kryeqeveritari nuk e ka zbuluar takimin, i cili ka qenë privat, por një fotografi me shënim në instagramin e ish-zyrtarit amerikan i tregon të dy të buzëqeshur.

“Tregime ngjarjesh gjatë një dreke të dielë me mikun dhe kryeministrin shqiptar, Edi Rama – në Tiranën aq të nxehtë,” ka shkruar ai.

Më herët ish zëvendësministri i Jashtëm profesori i historisë ambasador Pëllumb Xhufi ka kritikuar qasjen e zotit Grenëll për betejën e Kosovës me 1389.

Sipas zotit Xhufi, dokumentet venedikase, bizantine, osmane dhe arbërore dëshmojnë praninë në luftën e Kosovës të arbërve Gjergj Strazimiri Balsha, Jonimajt, zoterit e Himarës dhe vete Teodor Muzaka, Gropa apo Zenebishi.

Historiani Xhufi theksoi se atribuimi i ambasadorit Grenëll nuk qëndron, se deklarata për betejën e Kosovës të bën të dyshosh për integritetin e tij dhe se ka qenë njeriu i paduhur për bisedimet Kosovë-Serbi.

 

2 Responses to “Richard Grenell takon Metën dhe Ramën në Tiranë”

Read below or add a comment...

  1. sami repishti, ph.d. says:

    Ruaje o Zot Shqiperine dhe shqiptaret nga ish ambasadori Grenell, …Mos pritni gja te mire nga ky “dplomat” pa asnji diplome dhe pa ekperience ne diplomaci… Beogradi po, atje kane te drejte te miqsojne diplomatin Grenell.

  2. Viktor says:

    Trathi ndaj Kosovës