“Ridefinimi” i kufijve do të ishte përmbushje e ëndrrës së Millosheviqit dhe Tuxhmanit

Bruksel, 4 maj 2021 – Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajcak, e ka kundërshtuar ashpër idenë e “ridefinimit” të kufijve në Ballkanin Perëndimor, siç sugjerohet në “non-paper”-in e par, për të cilin u tha se e kishte burimin në Slloveni.

Lajçak ka theksuar se në rast se do të impelementohej një ide e tillë atëherë do të përmbushej ëndrra e Millosheviqit dhe Tuxhmanit.

“Me implementimin e kësaj ideje, do të përmbushnim ëndrrën e Millosheviqit dhe Tuxhmanit. Dhe kjo nuk është diçka që duam ta bëjmë”, ka thënë ai.

Lajçak ka theksuar se një ide e tillë është refuzuar kategorikisht në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Dhe ka theksuar se një ide e tillë është shumë e rrezikshme, ide që provokon luftë në rajon.

“S’dua t’i komentoj këto ‘non paper’. Ideja e rivizatimit të kufijve nuk është ide e re. Ka qenë këtu për vite. Unë jam plotësisht kundër një ideje të tillë. Është ide shumë e rrezikshme, ide që provokon luftë”, është shprehur Lajçak.

(r.m.)

Comment

*