Ristani: Basha marrëdhënie direkte me Ramën, PD me të nuk vjen kurrë në pushtet

Ish sekretari i Përgjithshëm i PD-së Arben Ristani bën akuzën e fortë ndaj kreut demokrat Lulzim Basha.

Ai thotë se Basha, “i cili kur do të të vrasë të vret pas shpine” ka marrëdhënie direkte me Ramën dhe PD me të nuk ka për të ardhur kurrë në pushtet.

“Me Bashën i cili ka marrëdhënie direkte me Ramën dhe ka korruptuar opozitën PD nuk ka për të ardhur kurrë në pushtet. U duk këto tre mandate rresht. Ju e dini perceptimin popullor. Njerëzit ndihen të frigur se do e çojë në një humbje të katërt. Nuk ngjall besim e as shpresë. Dilema nuk është Basha por Berisha” tha Ristani i ftuar në studion e “Ora e Betit” në RTV Ora

Ristani kujton dhe debatin që ka bërë me Bashën ku i ka kujtuar fitoren si kryetar bashkie.

Ai mësohet të ketë thënë  “Edhe një fitore që ke e dinë të gjithë si e ke “.

Nëse njerëzit janë të bindur që duhet mbledhur kuvendi ne e bëjmë por problemi është që duhet të dalë se s’bën nga pozicioni që e ka katandisur Basha.

Aludimi i Ristanit: Kur doli afera e Unazës, Rama i tha Bashës se s’ka më qofte te daja

Në “Ora e Betit” nga Beti Njuma në RTV Ora, ish-deputeti demokrat Arben Ristani u shpreh se doli historia e Unazës së Re me 20 milionë euro kilometri apo dokumentet e falsifikuara të Delawere, menjëherë pas kësaj doli Rama dhe tha s’ka qofte te daja.

Sipas tij, edhe kur u pyet nënkryetarja e PD-së se çfarë mendimi ka për bashkëpunimin me Ramën dhe tha se nuk është serioz, sepse po të ishte serioz për bashkëpunim tendera si ai i portit të Durrësit i bënin pjesë.

Ristani: Doli historia e Unazës së Re me 20 milionë euro kilometri apo dokumentet e falsifikuara të Delawere, menjëherë pas kësaj doli Rama dhe tha s’ka qofte te daja. Kujt po i thoshte këtë ai. E kishte për partnerët e tij, që njëri është Basha.

Tha i e bëtë këtë punë me tenderin, s’ka më qofte. U pyet nënkryetarja e PD-së se çfarë mendimi ka për bashkëpunimin me Ramën dhe tha se nuk është serioz, sepse po të ishte serioz për bashkëpunim tendera si ai i portit të Durrësit i bënin pjesë.