Rita Ora mrekullohet me muralin e saj në Ferizaj

Këngëtarja kosovare me famë botërore, Rita Ora, e ka shpërndarë në Instastory fotografinë e një ndërtese në Ferizaj, ku është krijuar një mural me foton e saj.

“Më keni lënë gojëhapur”, ka shkruar Rita në diçiturën e fotografisë që e ka shpërndarë.

Në fotografinë e muralit, Rita është me veshjet tradiocionale shqitare, me të cilat ajo e ka realizuar videoklipin e saj të fundit.

Kjo veshje e Ritës i ka bërë krenarë shumë shqiptarë, të cilët i kanë dhënë mijëra pëlqime e komente në rrjetet sociale.

Kanë qenë të shumtë ata që nëprofilet e tyre i kanë shpërndarë fotografitë e Ritës me veshje tradicionale shqiptare, duke e cilësuar atë si krenari të Kosovës.

Rita Ora flet shpesh me admirim për vendlindjen e saj, Kosovën.

(r.m.)