Rivarrosen 108 shqiptarë që ishin zhvarrosur dhe ishin çuar në Greqi

Tiranë, 18 maj 2021 – Trupat e 108 banorëve të fshatit Kosinë të Përmetit janë rivarrosur në tokën shqiptare sot, 15 vjet pasi ishin zhvarrosur dhe ishin dërguar në Greqi, pasi dyshohej se bëhej fjalë për trupa të ushtarëve grekë, raporton OraNeës.tv.

Pas analizave të ADN që janë kryer në Greqi, ka rezultuar se rreth 108 trupat e zhvarrosur ilegalisht, nëvitin 2006, nuk kanë qenë ushtarë grekë, por banorë të fshatit Kosinë të Përmetit, përfshirë edhe gra dhe fëmijë. Në vitin 2006, kur trupat e tyre ishin zhvarrosur, në Kishën e Shën Mërisë në fshatin Kosinë, kishte pasur reagime të shumta dhe u cilësua si skandal, pasi zjvarrimii tyreishte bërë në mënyrë të paligjshme, për një shpërblim prej 100 eurosh.

Asokohe, 6 persona ishin marrë në pyetje  nga  prokuroria. Më mesin e tyreishte edhe prifti i fshatit, i cili nuk kisjte pranuar të deklarohej .

Sot, në ceremoninë e rivarrimit, në fshatin Kosinë, kanë qenë të pranishëm edhe konsulli grek në Gjirokastër, Drejtoresha e Prefekturave të Shqipërisë, Prefekti i Gjirokastrës, Kryetarja e Bashkisë së Gjirokastrës dhe zyrtarë të Ministrisë së Mbrojtjes të Shqipërisë.

Sipas burimeve zyrtare, trupat e rivarrosur sot konsiderohen ende të paidentifikuar. 108 kutitë metalikenë të cilat janë mbhyllur eshtrat nuk  kanë  asnjë përshkim. Identifikimi i tyre dotë bëhet nga vetë banorët, përmes AND-së.

Në ceremonibë e sotme të rivarrimit morën pjesë fare pakbanorë, pasi ata nuk  kanë pasur  informacion  mbi ceremoninë e  rivarrimit.

Zhvarrimi dherivarrimi i 108 shtetasve shqiptarë në Kosinë të Përmetit është bërë në kuadër të marrëveshjes dypalëshe Shqipëri – Greqi për kërkimin e eshtrave të ushtarëve grekë. 

(r.m.)

Comment

*