Rizvanolli: Kriza energjetike në Evropë pritet të ketë ndikime edhe në Kosovë

Prishtinë, 8 tetor 2021 – Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka thënë se kriza energjetike në Evropë pritet të ketë ndikim edhe në Kosovë.

Rizvanolli ka thwnw se qytetarët duhet të përgatiten për një rritje eventuale të çmimeve.

“Çmimet e energjisë elektrike për një Megavat për orë, prej 60 euro sa kanë qenë para kësaj krize në Evropë, kanë arritur në mbi 100 euro dhe çmimet sot kanë arritur në mbi 200 euro. Pra, po flasim për çmim katërfish më të lartë në Evropë, e cila vjen si pasojë e rritjes së kërkesës dhe, pjesërisht, si pasojë e uljes së ofertës së gazit natyror nga ana e Rusisë. Hipoteza është për të bërë presion për lëshimin e gazsjellësit ‘Nord Stream II’. Sido që të jetë, është një krizë e thellë energjetike që pritet të thellohet edhe më tej, gjatë muajve në vijim”, ka thënë Rizvanolli, nw njw intervistw pwr Telegrafin.

Ministrja Rizvanolli ka thënë se kjo krizë pritet të ketë ndikim edhe në Kosovë. Por, e ka cilësuar rrethanë lehtësuese faktin se Kosova bazohet në masë tëmadhe në kapacitetet e saj gjeneruese të energjisë.

“Në një masë pritet që të ketë ndikim edhe në Kosovë, ngase vendi ynë nuk është komplet i izoluar.  Mirëpo, ne këtu e kemi fatin që në masë të madhe bazohemi në kapacitet tona gjeneruese, këto me thëngjill, që janë ndotëse e janë shumë të këqija për shumë arsye, mirëpo këto na krijojnë një siguri në furnizimin me energji elektrike me një çmim të përballueshëm për konsumatorët”, ka theksuar ajo.

Sipas ministres Rizvanolli, me afrimin e sezonit të dimrit qytetarët e Kosovës duhet të përgatiten për vëshirësi në furnizim me energji elektrike.

“Tregu në Kosovë është i rregulluar dhe çmimi i energjisë elektrike për konsumatorë është i rregulluar. Megjithatë, qytetarët duhet të jenë të përgatitur për probleme eventuale gjatë sezonit së dimrit, kur kërkesa dhe çmimet rriten”, ka thënë ajo.

(r.m.)