Robert Ndrenika rrëfen dy histori të veçanta të tij në diktaturë

Tiranë, 9 janar 2022 – Aktori i njohur Robert Ndernika, i cili pritet të festojë së shpejti 80-vjetorin e lindjes, përmes një statusi në rrjetet sociale, duke iu drejtuar gazetares së “Neës 24” Fatmira Nikolli, ka dy histori të veçanta të jetës së tij.

Historia e parë lidhet me pritjen në radhë të gjata për furnizime me ushqimeve, kur ishte fëmijë. Atëherë, kur kishte parë se familjarët e dëshmorëve nuk prisnin në radhë, e kishte pyetur babain e tij “Pse nuk u bëre dhe ti dëshmor?”.

Historia e dytë flet për dyshimet që kishte shprehur një ekip i Komisionit Qendror të partisë për biografinë e aktorit, të cilin e kishte quajtur edhe reaksionar. Ai tregon se si kishte shpërthyer kur kishte dëgjuar dëshimet se ai po punonte mirë për të patruar biogrfaninë e tij.

“Gazetares Fatmira Nikolli! E dashur mikja ime Fatmira…Këto ditë ti më kujtove se unë paskam 80 vjetorin e lindjes…shumë shpejt kaluan këto vite…Sikur ka qënë dje më duket dita mbas luftës dytë…isha fëmijë kur mëma më linte të mbaja radhën për ushqime…mbesa ime Ana nuk e di…po ti a di se çështë radha e ushqimeve??? Pra ku e lamë…te radha…një burrë…një grua…një familje dëshmori…Nga që kisha zili këta që ishin familje dëshmori se i mirrnin ushqimet më shpejt erdha në shtëpi dhe i thashë babait…Pse nuk u bëre dhe ti dëshmor ??? Babai më tha një nga ato llafet që i quanim të pista dhe unë nuk e zgjata ! Eh moj Fatmira…12 vjeç isha kur na vdiq J.Stalini dhe në sheshin Skënderbej ramë gjunjë…ndërkohë unë u ngrita për të parë se ç’bëhet??!!

Kur dëgjoj nga mbrapa britma…ulu…ulu…dhe që atë ditë të marsit 1953 (përveç nja dy rasteve) nuk e ngrita më kokën! Po çfarë ishin këto raste do të thuash? Njëri rast ishte i fillim vitit 1973 kur në ILA, një ekip i KQ, kërkonte t’i gjente rrënjët e veprimtarisë armiqësore të F.P. dhe K.S. këtija të fundit i thanë ke zbutur luftën e klasave duke marrë në punë Ndrenikën që është reaksionar…KS u përgjegj…Po punon mirë Ndrenika! Ndërkohë ai kretari i ekipit i tha K.S. Uëëë po pse punoka kaqë mirë ??? (me demek se ka mizën nën kësulë!) Në atë moment unë kam lënë nam duke ulëritur nga vendi… Punoj mirë nga frika!!! Ky është rasti i parë i kryengritjes time o mikja ime…”, shkruan Ndrenika.

(r.m.)