Roberta Metsola zgjidhet Presidente e Parlamentit Evropian

Bruksel, 18 janar 2022 – Roberta Metsola, një politikane kristiano-demokrate nga Malta, u zgjodh presidente e Parlamentit Evropian me një mandat prej dy vjet e gjysmë.

Ajo në këtë post vjen pasi javën e kaluar vdiq David Sassoli.

Metsola është gruaja e tretë që është zgjedhur në këtë post. Ligjvënësja malteze, 43-vjeçare, u bë presidentja më e re e zgjedhur e PE-së.

Sassoli, 65 vjeç, që vdiq javën e kaluar, kishte qenë i sëmurë muajt e fundit dhe kishte thënë se nuk dëshironte të kandidonte për një mandat të ri.

Metsola gjatë votimit të së martës fitoi 458 vota nga 616 deputetë që morën pjesë në votim.

Që prej vdekjes së Sassolit, Metsola ka qenë ushtruese e detyrës së presidentit të PE-së. Ajo tha se dëshiron që të vazhdojë stilin e punës së Sassolit.

“Davidi luftoi fort për të ulur njerëzit në një tavolinë. Është zotimi për të mbajtur së bashku forcat konstruktive në Evropë që unë do të punoj”, tha ajo.

Parlamentin Evropian viteve të fundit është bërë institucion edhe më i fuqishëm brenda bllokut evropian. PE-ja përfaqëson 450 milionë banorët e BE-së dhe e quan veten “zemër të demokracisë evropiane”.

(REL)

Comment

*