Rohde i quan të papranueshme përplasjet në Kuvend dhe sulmet ndaj ministres Gërvalla

Prishtinë, 6 maj 2021 – Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka reaguar ndaj zhvillimeve që ndodhën sot në Kuvendin e Kosovës, ku pati përplasje mes deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje.

Përmes një postimi në Twitter, Rohde i ka cilësuar të papranueshme skenat e sotme në sallën e Kuvendit. Ndërkaq sulmet personale kundër ministres së Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, i ka cilësuar të pa.

”Skenat e sotme në Kuvend ishin të papranueshme për një Parlament. Unë gjithashtu i konsideroj të papranueshme sulmet personale kundër ministres së Jashtme Gërvalla”, shkruan Rohde.

Përplasjet midis deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin e Kosovës pasuan kritikat e ashpra të deputetëve të PDK-së ndaj ministres Gërvalla, për shkak të një deklarate të saj të kahershme lidhur me Gjykatën Speciale. Në vitin 2016, ajo kishte thënë se ka ish-pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që kanë kryer krime dhe për këtëata duhet të gjykohen.

Deputetët e PDK-së, gjatë debatit të Kuvend, e akuzuan ministren se po mban qëndrim të njëjtë me Serbinë, e cila e quan UÇK-në “organizatë terroriste”.

Zonja Gërvalla, në reagimin e saj lidhur me këto akuza, tha se opozitarët e sotëm nuk kanë pasur vullnet ose nuk kanë qenë në gjendje të gjykojnë krimet e kryera gjatë luftës dhe pas luftës, prandaj është thëmëluar Gjykata Speciale, e cila do të vendoste drejtësinë për viktimat e këtyre krimeve.

Gërvalla kujtoi se ka qenë pikërisht opozita e sotme ajo që e ka miratuar amendamentimin e Kushtetutës së Kosovës për të krijuar bazën ligjore për themelimin e Gjykatës Speciale.

(r.m.)