Ronela Hajati do ta përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion 2022

Tiranë, 29 dhjetor 2021 – Këngëtarja ekspresive Ronela Hajati u shpall fituese e Festivalit të Këngës në RTSH, të mërkurën vonë. Ajo do ta përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision Song që do zhvillohët në Torino të Italisë në 2022, me këngën “Sekret”.

Ronela e përlotur nga gëzimi deklaroi se këtë çmim ia dedikon babait të saj të ndjerë.

“Ky është çmimi i parë që unë e marr dhe do jetë nga më të rëndësishmit në jetën time. Ky çmim i dedikohet vetëm babës sim që më sheh nga lart. Dua ta falënderoj jurinë që më ka votuar”, tha Ronela.

Çmimine e dytë e fitoi Alban Ramosaj, me këngën “Theje”, ndërsa  çmimin e tretë e ndanë Rezarta Smaja dhe Eldis Arrnjeti.

Ky ishte edicioni i 60-të i Festivalit të Këngës në RTSH. Në këtë vit jubilar organizatori risolli disa prej këngëve më të suksesshme të festovalit këto 60  dekada dhe ftoi mysafirë disaprej këngetarëve veteran që kanë kënduar në këtë festival. Ata kujtuan këngëtarë, kompozitorë e tekstshkrues që nuk jetojnë më dhe evokuan kujtime të bukura nga festivali.

Festivali i Kënges në RTSH u moderua nga katër prezantues: Xhemi Shehu, Jonida Maliqi, Isli Islami dhe Kelvi Kadilli.

(r.m.)