Rriten rastet me koronavirus në Shqipëri, 99 raste të reja në 24 orët e fundit

Tiranë, 4 gusht 2021 – Në Shqipëri regjistrohet rritje e ndeshme e rasteve të reja të infeksionit me koronavirus. Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 99 raste të reja, që është shifra më e lartë në vend prej disa muajsh.

Fatmirësisht gjatë kësaj kohe nuk është shënuar asnjë viktimë .

Aktualisht në Shqipëri janë aktive 539 raste me COVID-19.

Një rritje të lehtë ka shënuar edhe numri i pacientëve të shtruar në spitalin Covid.  Aktualisht në Spitalin Infektiv janë duke u trajtuar 23 pacientë mëkoronavirus.

Sipas raportit të Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 23 pacientë me koronavirus.

(r.m.)

Comment

*