Ruleta Ruse

Nga Ilir Seci

“…Vuliçi me nji shenjë na ftoi me u ulë…na iu bindëm në heshtje. Mu duk se lexova vulën e vdekjes në fytyrën e tij të zbehtë. Kam vndue oroe se shpesh në fytyrën e nji personi që supozohet me vdekë mbrenda pak orësh ka nji gjurmë të çuditshme të nji fati të pashmangshëm…

– “Ti do me vdekë sot!” – i thashë.

 Ai vrik u kthye ka unë, por u përgjigj kadalë dhe qetë :

 – “Ndoshta, po, ndoshta jo…” Mbasandej, tue u kthye nga majori, ai dveti : “A asht arma e mbushun?” Majorit të hutuem nuk i kujtohej mirë…”

– Fragment nga kryevepra klasike “Nji Hero i Kohës sonë” të M.Lermontov…

   * * *

…Ruleta Ruse…rrallëherë në histori ka ndodhë me u rifunksionalizue politikisht kjo lojë famëkeqe ruse sesa këto dekadat e para të shekullit të 21-të…Ne vitin 2000 nji ish-oficer i KGB-se kriminale shpallet president i Federates Ruse. Prej se mori postin e deri me sot ish-oficeri i KBG-se ka luejtë lojën e  “Ruletës Ruse”, tue vndue baste me popullin e vet dhe me Perëndimin…Oreksi i tij patologjik per me luejtë politikisht lojen e Ruletes Ruse qiti krye qysh ne fillim…

…Pak kohe mbasi ishte ne detyrë, në gusht të vitit 2000 Putinit i takoi me u perballë me fatkeqesine e mbytjes se nendeteses berthamore “Kurks”. Mbas deshtimit te perpjekjeve ruse per me shpetue ekuipazhin, Putini refuzoi ndihmen e ofrueme nga Britania e Madhe, Franca, Gjermania dhe Norvegjia, shtete qe kishin mjete per me shpetue jeten e 118 pjesetareve të ekuipazhit që vdiqen si pasojë e kryeneçësisë së ish-oficerit të KGB-se…

…Ne vitin 2002 ndodhi “Kriza e pengjeve në Teatrin “Dubrovka” të Moskës “, ku 40-50 terroristë të armatosun çeçenë me 23 tetor 2002 moren peng 850 spektatorë dhe punonjes të teatrit. Putin e “zgjidhi”këtë krize duke hedhë gaz helmues në ndertese dhe duke mbyte njiherësh terroristët dhe spektatorët pafajshem…kriza “u zgjidh” me vdekjen e të paktën 170 personave…

…Dhe nga ajo kohë doza e etheve që ngjall loja e basteve politike te Ruletes Ruse,(nenkupto Ruleta Politike Putiniane), vetëm sa asht intensifikue…Putin ne keto dy dekada ka hjekë qafe, tue eleminue here me atentate e here me helmime te sofistikueme disa kundershtare politikë dhe gazetarë e avoketën të njoftun si, Sergei Yushenkov, Yuri Shchekochikhin, Alexander Litvinenko, Anna Politkovskaya, Natalia Estemirova, Sergei Magnitsky, Stanislav Markelov dje Anastasia Baburova, Boris Berezovsky, Boris Nemtsov, Denis Voronenkov, ky i fundit vra në Kiev, Ukrainë…

…Po ashtu ne keto dy dekada Putini shtoi dozat e tensioneve te basteve politike të Ruletës Politike Ruse duke nderhy ushtarakisht në Gjeorgji ne vitin 2008, ne Krime ne vitin 2014 dhe se fundmi tash ne keto dite me sulmin ne Ukrainë…Ne tana keto raste Putini rrotullonte Ruleten Politike Ruse para syve të çmeritun të perendimoreve të shtangun nga frika…frikë si e njeriut të ngopun e të rahatuem që druhet se ka me i humbë ato gjana… e Putini e njeh mire këtë frike të perendimore që duen mos me hupë mireqenjen…sensi nuhates i oficerit të KGB-se që për ma tepër ka sherbye në Gjermaninë Lindore nuk e len me gabue.

Rrotullo Ruletën…Rrotullo Ruletën…le të shpresojmë se diplomacia perendimore kanë shkue sipas motos së famshme të diplomacisë Britanike : – “Jepi mjaftueshëm litar për me varë veten.” (Give him enough rope to hang himself.)…Koha ka me diftue.